Si të arrini bukurinë shqiptare, 100% natyrale!

Kujdesi për veten është një nga gjërat për të cilat flitet më shumë në Anabel Beauty, kjo sepse bukuria e vërtetë fillon që aty. Bukuria nuk është vetëm “dekorimi i fasadës”, ajo duhet të fillojë që nga ushqyerja e mirë, te regjimi i duhur e deri te mënyrat e duhura për ta trajtuar lëkurën dhe ne në fund, si qershia mbi tortë, duhet të jetë grimi. Në kërkimin tonë të vazhdueshëm për produktet më të mira të kujdesit për veten zbuluam Aroma Therapy Albania.

Një biznes i ri në moshë dhe në dukje i vogël, por pas të cilit fshihet një punë e palodhur dhe një pasion i vërtetë për bukurinë natyrale. Këto produkte përveçse trajtojnë lëkurën, ofrojnë një eksperiencë relaksuese falë përbërjes dhe miksimit të aromave.

Aromatherapy është një ndër të paktat biznese në Shqipëri që krijon produkte autentike 100% Shqiptare. Kjo kompani ofron produkte të kujdesit për veten, të krijuar me vajra esencialë të çmuar. Procesi i ekstraktimit të këtyre vajrave esencialë nga lulet dhe bimët, si lavanderi apo immortelle, është i gjatë, dhe ndodh i gjithi në vendin tonë! Ky proces fillon nga kultivimi, në distileri, dhe në fund në aparaturaturat të cilat kryejnë përzierjet në mënyrë perfekte çdo herë.

Diçka që vjen për t’u përmendur është kontrolli i vazhdueshëm i cilësisë të produkteve. Vajrat esencialë janë për eksport dhe çertifikimi bio është një standard i domosdoshëm për to. Për më tepër produktet janë të kontrolluara dhe të miratuara në laboratorët e specializuar të Organizatës Botërore të “Aroma Therapy”, ku Aroma Therapy Albania bën pjesë.

Le të flasim tani për vetë produktet, ato janë 100% natyrale, pa konservantë, kimikate, parfum apo SPF. Ndër përbërësit kryesorë janë vajrat esencialë, hidrosolet, kripa e detit tonë, vitamina E dhe dylli i bletëve.

Linjat janë të kompletuara, për trupin, fytyrën dhe flokët.

Duke qënë se janë të krijuara me vajra natyralë, këto produkte janë shumë efikase në trajtimin e lëkurës, pasi lëkura i pranon dhe i përthith shumë mirë. Ato janë perfekte, jo vetëm për përdorim personal, por edhe për SPA ose qëndra estetike, pasi vetë  miksimet e aromave janë terapeutike dhe relaksuese.

Këto janë disa nga linjat që dyqani përmban.

Vajrat bazë të cilët mund t’i përdorni veç ose të miksuar sipas dëshirës.

Kripa për vaskë Forest, e cila jo më kot është vlerësuar me çmime për formulën e saj. Shtoni pak nga ky produkt në vaskën tuaj të zakonshme dhe jo vetëm që do i pastrojë poret e lëkurës më mirë, por edhe ju do të ndiheni më të relaksuar në aromën e pishës, duket sikur po bëni një banjë në ajrin e pastër të natyrës.

Linja e kujdesit për fytyrën, me tonik dhe krem hidratues, të cilin lëkura e përthith shkëlqyeshëm.

Një linjë tjetër e veçantë është linja afrodiziake, perfekte për një natë romantike me partnerin tuaj.

Kur hyn në dyqanin e Aroma Terapy, dëshiron të kesh çdo gjë për vete, çdo produkt është unik dhe për më tepër çmimet janë shumë të përballueshme.

Zgjedhjet tona “must-haves” janë:

Për fytyrën, toniku pastrues dhe balancues bashkë me kremin hidratues i cili gjithashtu balancon prodhimin e yndyrës në lëkurë.

Për trupin, scrub-i me një formulë fantastike e cila e pastron lëkurën shumë mirë dhe e vesh me  një shtresë hidratimi natyral. Pas scrubit gjalpi i trupit, për një hidratim që zgjat.

Dyqani ndodhet në bulevardin “Gjergj Fishta”, pallatet Shallvare, Tiranë.

Për të ndjekur Aroma Therapy Albania në instagram klikoni këtu.

Për të ndjekur Aroma Therapy Albania në facebook klikoni këtu.

Add Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *