Vaji i lavenderit mund të shpëtojë lëkurën tuaj! Ja ç’duhet të dini për të

Vaji esencial i Lavenderit vjen nga bima aromatike e Lavenderit, e cila rritet në vende të ngrohta si Shqipëria.  Vaj Lavender është i njohur për vetitë anti-inflamatore, antifungale, antidepressante, antiseptike, antibateriale dhe antimikrobiale. Ai gjithashtu ka efekte detoksifikuese, hipotenzive dhe sedative. Vaj Lavender është një nga vajrat esenciale më të njohur në botë dhe ndër më të përdorurit në kujdesin për veten.

Falë Aroma Therapy Albania të gjithë ju mund ta keni në duart tuaja këtë vaj të çmuar për cmime shumë të përballueshme. Kjo kompani e re në moshë, por e krijuar plot dashuri dhe përkushtim, krijon produkte 100% bio, me përbërës të kultivuar në Shqipëri.

Megjithëse Lavanderi është i njohur në të gjithë botën, Aroma Therapy Albania ka krikuar një linjë lavander me produkte autentike Shqiptare.

Fillojmë me kremrat hidratues të fytyrës. Ju mund të zgjidhni midis hidratuesit për lëkurë të yndyrshme dhe atij për lëkurë të thatë. Ky krem ka veti qetësuese, balancon prodhimin e yndyrës në lëkurë dhe ruan hidratimin natyral. Me trajtimin e fytyrës me produkte me lavander ju qetësoni inflamacionet, irritimet dhe dehidratimin.

Për një ushqim më të thellë të fytyrës, sidomos gjatë natës, ne rekomandojmë vajin ushqyes të fytyrës me lavender.

Për kujdesin e trupit kombinimi i scrub-it me vajin ushqyes është një dyshe fantastike. Scrubi e pastron lekurën thellësisht pa e dëmtuar atë, ndërsa vaji e mban të shëndetshme dhe e ruan nga dehidratimi. Irritimet e lëkurës, tharja apo puçrat e vogla do të zhduken.

Për një eksperience relaksuese në vaskë, provoni kripën e vaskës me lavander. Vetëm aroma e kësaj bime do ju çlirojë nga stresi i ditës.

Aroma Therapy ka menduar edhe për flokët. Duke qënë se Lavanderi është ndër vajrat më të mirë në luftimin e zbokthit dhe problemeve të skalpit, kjo kompani ka krijuar një shampo dhe një maskë për të gjitha llojet e flokëve.

Përvec kujdesit për trupin në këtë dyqan ju mund të gjeni edhe produkte për ambjentin. Ky spray aromatizues është perfekt për në shtëpi ose në makinë, nëse doni që të njiheni për erën e freskët të pastërtisë.

Ndërsa për dollapet tuaja, perdorni qeset aromatike për të larguar çdo aromë të padëshirueshme.

Add Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *