Kjo bimë e bregdetit shqiptar është sekreti i rinisë

Vendi ynë është plot me thesare, të cilat shumica ende nuk i njohim. Të themi të drejtën, edhe ne në Anabel, para se të njihnim Aroma Therapy Albania, nuk ishim shumë të informuar për bimët që rriten në territorin tonë dhe të mirat e tyre. Falë këtij biznesi 100% shqiptar, po mësojmë më shumë rreth pasurive tona, ndërkohë që përdorim produket fantastike 100% natyrale me vajra esencialë shqiptarë.

Bima për të cilën do të flasim është immortelle dhe veçoria e saj, që i ka dhënë edhe emrin, është se nuk prishet edhe pasi këputet. Kjo bimë ka efekt rigjenerues dhe ushqyes. Ajo e bën lëkurën të duket më e re, më e fortë dhe më e freskët.

Ajo kërkon një klimë të veçantë për t’u rritur. Deri më tani, rritej e pakontrolluar në bregdetin tonë jugor, ndërkohë që vendet më të zhvilluara, duke i njohur benefitet e saj, kanë krijuar plantacione gjigande. Kështu ka ndodhur në Korsikë.

Aroma Therapy Albania ka krijuar një linjë të kujdesit për veten, me funksion kryesor anti-plakje.

Si fillim pastroni fytyrën me ujin tonik, i cili përveç pastrimit, balancon dhe pehashin e lëkurës.

Më tej vjen serumi dhe kremi i fytyrës. Serumi vendoset para- në mënyrë që lëkura t’i përthithë më mirë përbërësit aktivë- dhe pas tij kremi hidratues. Duke qënë se janë me përbërës natyralë, këto produkte i përshtaten shumë mirë lëkurës dhe efekti i tyre duket sapo aplikohen.

Një herë në javë është mirë të bëni një scrub të lehtë për të larguar lëkurën e vdekur, por mos harroni të përdorni kremin e fytyrës pas tij.

Scrub-in mund ta aplikoni në dush, kur poret janë të hapura dhe përveç efektit pastrues, ndihet aroma e tij relaksuese.

Si përfundim, vaji i trupit, i cili është perfekt për pas dushit apo për një masazh relaksues. Njëlloj si produktet për fytyrën edhe vaji i trupit i ka aftësitë rigjeneruese dhe ushqyese të lëkurës.

Add Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *